Lumi Vjosa është një hap më pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.
Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në shtator 2025, gjatë Sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera).
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare të vlerave natyrore dhe kulturore të lumit Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë. Përgatiti: Sindi Boçova