Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Lezhë. Si pasojë e shpërthimit është lënduar e zonja e shtëpisë, ndërsa është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shëngjin/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.