Aktualitet

Rama poston videon, kokëulur përballë figurës së Ataturkut

Shkruar nga Liberale

Ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka nisur në Muzeun Ataturk, në Ankara. Ashtu si ditën e djeshme, në pritjen zyrtare nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, edhe ceremonia e pritjes në Muzeun Ataturk ka qenë e mirëpërgatitur dhe tejet solemnte.

I ndjekur nga kabineti i tij qeveritar, Rama ka përshkruar gjithë rrugën e muzeut, duke u futur brenda dhe vendosur një kurorë me lule te figura e Qemal Ataturkut.

Kreu u qeverisë shqiptare ka qëndruar për pak sekonda i heshtur dhe me kokën ulur përpara figurës së tij dhe më pas është larguar nga muzeu, për të vijuar me takimet e dytës së ditë të vizitës.

"Ankara - Ceremonia e nderimit në Mauzoleumin e atit themelues të Republikës së Turqisë, Kemal Ataturk ?????", shkruan Rama teksa poston dhe një video. 

Videon e gjeni KËTU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH