Presidenca i është përgjigjur Erion Veliajt nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi.
Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet presidenti Ilir Meta teksa shtrëngon dorën me kreun e Bashkisë së Tiranës.
"Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për "tërmetet" e Bablokut!", shkruan Blushi.
Ndërsa Veliaj shkruante më herët:“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese! ✌️” . /Gazeta Liberale