Aktualitet

Pranga 62-vjeçarit në Mirditë, kërcënonte gruan me çifte

Shkruar nga Liberale
Pranga 62-vjeçarit në Mirditë, kërcënonte gruan me

Policia e Shtetit njofton se ditën e sotme është arrestuar një 62-vjeçar nën akuzë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mirditori u arrestua pas denoncimit të grua së tij në fshatin Gëziq, ndërsa atij iu gjet dhe një armë gjahu dhe një sasi municioni ushtarak.

Gjithashtu, gruaja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç banues në fshatin Gëziq, Mirditë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. Gj., se 62-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.

Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH