Aktualitet

Përndiqte një grua, arrestohet 63-vjeçari nga Kruja

Shkruar nga Liberale
Përndiqte një grua, arrestohet 63-vjeçari nga Kruja

Policia e Durrësit ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre përndiqte një grua.

Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

B. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Zall, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Krujë i ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Përndjekja”, sepse ka përndjekur shtetasen S. K.;

F. Z., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, sepse më datë 21.07.2019 ka kanosur shtetasin A. P.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. P., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH