Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Qytetarët marshojnë drejt Kuvendit

Shkruar nga Liberale
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Qytetarët marshojnë drejt

Në sheshin ‘Nënë Tereza’ është duke u zhvilluar protesta që ishte paralajmëruar për përdhunimin e 15-vjeçares, nga roja i shkollës në Babrru dhe disa djem të rinj.

Qytetarë, aktivistë, personazhe publikë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, ndërsa më pas kanë marshur drejt Kuvendit.

'Për fëmijërinë e vjedhur', "Mbroni vajzat, jo pedofilët', 'Pse nuk raportojmë', 'Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia', 'Mos përdhuno' ishin disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar.

Më pas, qytetarët marshuan në drejtim të Ministrisë së Arsimit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qëndrimit të ministres dhe punën e bërë nga institucionet arsimore për rastet e abuzimeve./Gazeta Liberale

https://youtu.be/mbOQWs8PHTs

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH