Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar sot reformën zgjedhore. Basha përmendi dy prej tezave të tij më të hershme ajo e listave të hapura dhe vettingut në politikë. Ai ja shtriu dorën çdo force politike për të sjellë atë që e quan demokraci e standardit evropian.
“Në emër të vullnetit të përbashkët politikë, shtrijmë dorën ndaj çdo favori politik dhe të bashkohen në një reformë zgjedhore që jep një demokraci të standardit evropian. Nisim me listat e hapura me të zgjedhur pa sekser në mes.
Lista të hapura për ne do të thotë largimi të konceptit të herësit nga Kodi Zgjedhor, të vendosin vetë qytetarët se cilin kandidat dëshirojnë të përfaqësohen në Parlament.
2. Vettingu politikanëve. Faktori kryesor malinj që rrezikon sot Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, influenca e të cilëve shtrihet dukshëm kudo.”- tha Basha.