Partia Demokratike ka depozituar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ një ankim të ri, ku kërkon që zgjedhjet në qarkun e Shkodrës të shpallen të pavlefshme.
Në shkresën e dorëzuar, PD së bashku me ASHM kërkojnë që të përsëriten votimet në të gjithë qarkun, duke argumentuar se gjatë procesit zgjedhor janë kryer manipulime që kanë ndikuar në rezultatin final.