Bota

Irani paralajmëron: Nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa të ndalen sulmet izraelite

Shkruar nga Liberale

Irani paralajmëron: Nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se “nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni izraelit”.

Ai shtoi se programi i raketave balistike të Teheranit ishte i panegociueshëm, shkruan Sky News.

Lufta ajrore njëjavore mes dy vendeve armike të Lindjes së Mesme u përshkallëzua edhe të enjten dhe asnjëra palë nuk tregoi shenja frenimi.

Izraeli bombardoi ndërtesat bërthamore në Iran të enjten, ndërsa Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt Izraelit pasi goditi një spital izraelit gjatë natës.

Më 13 qershor, Izraeli nisi fushatë ajrore duke goditur qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke thënë se synon t’ia pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.

Irani, që është përgjigjur duke kryer sulme ndaj Izraelit, vazhdimisht ka mohuar se synon të ketë armë bërthamore, duke argumentuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH