Ekspertizë

FJALIMI/ Nobelisti Muhammad Yunus, në 2012 nderohej me titullin ‘Honoris Causa’ nga UET (sot kandidat për kryeministër i Bangladeshit)

Shkruar nga Liberale

FJALIMI/ Nobelisti Muhammad Yunus, në 2012 nderohej me titullin

Muhammad Yunus* 

Është një nder që UET më ka akorduar ketë titull. Ky nder më çon përtej çdo pritshmërie që kam pasur që Shqipëri.

Universiteti më ka treguar se po më adopton si pjesë e tij është një privilegj i madh për mua. Dhe nga sot unë jam pjesë e kësaj familjeje, i përkas UET-it. Kjo është diçka e veçantë dhe privilegj për mua, sepse unë vij nga universiteti. Rrënjët e me universitetin që i ndjej të forta, lidhjet me të një nga gjërat e hershme që kam pyetur në vite ’70 kur isha një mësues i ri.

Universiteti është rezervuari i të gjitha njohurive në botë. Përgjegjësia për të ndarë këtë njohuri me fqinjët e çon njohurinë e universitet mbi, tek njerëzit që jetojë përqark dhe këtu ndjeva se universiteti nuk po luante rolin e tij. Njohuria për hir të njohurisë nuk na çon shumë larg, ajo duhet të jetë për një qëllim dhe për ta mbrojtur atë qëllim për hir të qëllimit. Jo vetë të mësojmë studentët subjekte e lëndëve të ndryshme, ajo që bën ngre një çështje të rëndësishme gjatë kohës në kampus se çfarë është qëllimi i jetës. Kjo pyetje një në farë mënyrë nuk adresohet nga universitetet.

Nuk është një faktor për kërkuesit e punës, por një vend për qeniet njerëzore për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, pse ai apo ajo është këtu, çfarë roli ai apo ajo duhet të luajë. Kjo është ajo që universitet duhet të sigurojë për të rinjtë. Kur dola nga kampusi në fshat, shumë nga kolegët e mi nuk e pëlqyen. Iu duke sikur po zgjerohej universiteti shumë. Unë doja të bëja atë që doja të bëja dhe kështu u përfshiva me fshatarët fqinjë dhe me atë çka u bë mikrokreditë, t’u jepje hua grave të varfërve. Të gjithë më thanë që nuk mund të bëhet edhe po ta provosh. Unë të paktën e provova. Mbaj mend se u thashë kolegëve që bankat më thoshin që nuk mund të bëhej. Ata më thoshin Je i çmendur? Do të vdesësh?

Nëse qëllimi i krijuesit ishte të bënte njerëzit të fluturonin atëherë ata ia dilnin të fluturonin. Gabimi i njeriut është të konkretizojë të pakonkretriezushmen, Më në fund njerëzit e gjetën mënyrën për të fluturuar. Ajo që duhet është magjikja për të ndryshuar të gjithë jetën.

Sot po bëhet më e mundur, pasi teknologjia e bën të mundur. Nëse e sheh vite më parë, çfarë vendi ishte Shqipëria? Para viteve 90 ishte nëj vend i quajtur Bashkim Sovjetik e kemi harruar të gjithë, një vend që do sundonte botën. Askush nuk e dinte që do vinte. Askush nuk e dinte që do të shpërbehej. 24 orë më par askush nuk e idnte de muri i Berlinit do të zhdukej. E gjithë njohuria jonë nuk na thoshte se ky mur do të zhdukej në 24 orë. As Gorbaçovi vetë nuk e dinte. Por u zhduk. Ajo që po them ajo që dukej e pamundur 20 vjet më parë, bëhet e mundur sot. Shihni sesi teknologjia ka ndryshuar. 20 vjet më parë askush nuk e dinte sesi do të flisnin me telefon celularë. Por sot po ndodh.

Në Bangladesh luftuam për një licencë të telefonisë celulare, unë jam një fans i teknologjisë. Unë isha i mendimit të jepnim telefona për grat varfra me celularë. Çfrë u duhet një celular atyre? Ishte një mundësi që ata të shisnin në telefon dhe kështu po bënin para. Me miliona gra në Bangladesh që shisnin nga telefoni. Sot pas 20 vjetësh ka 80 milionë telefonë në Bangladesh, çdo njeri ka një të tillë. Po ndryshon njerëz. Teknologjia ka ndryshuar shpejt. A e parashikoni dot ç’do të ndodhë pas 20 vjetësh? Në asnjë mënyrë! Askush nuk e di si do të jetë Shqipëri, bota pas 20 vitesh. As fantasheknca nuk e parashikon. TË gjitha të pamundurat u bënë të mundura. Po zhduket hendeku mes të pamundurës dhe të mundurës. Ajo që ishte e pamundur dje, sot është normale.

* FJALIMI i ekonomistit të shquar, fitues i Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, në vitin 2012 gjatç vizitës në Shqipëri, teksa nderohej në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës, UET, me titullin Honoris Causa (sot kandidat për kryeministër i Bangladeshit)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH