Aktualitet

"Nuk ka takim pa sanksione", Borrell rrëzon Osmanin, planifikon ta ulë në tryezë me presidentin serb

Shkruar nga Liberale
"Nuk ka takim pa sanksione", Borrell rrëzon Osmanin, planifikon

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell duket se ka plane të tjera, që nuk shkojnë në të njëjtën linjë me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga samiti i BE-së në Granada të Spanjës, Borrell deklaroi se do të ulet “së bashku” me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të biseduar mbi situtën mes dy vendeve.

I pyetur nëse ka takim të caktuar mes Osmanit dhe Vuçiqit, Borrelli tha se “takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.”

Më herët gjatë ditës, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Sanksione në fillim, e më pas mund të flasim për më shumë”, u shpreh Osmani. Ajo ka thënë se shpreson që edhe Spanja – e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të bashkohet në sanksione kundër Serbisë.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur, dhe është vrarë një zyrtar policor. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Një një takim të mbajtur më 3 tetor në Parlamentin Evropian, disa eurodeputetë kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të sulmit në Banjskë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH