Aktualitet

Një italian zgjidhet drejtor Artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit

Shkruar nga Liberale
Një italian zgjidhet drejtor Artistik në Teatrin e Operës dhe

Drejtori i ri Artistik i Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë (DOF), në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Ishte vetë drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina që e prezantoi maestron para trupës artistike dhe stafit administrativ, pas mbylljes së konkursit, që qëndroi i hapur përgjatë 1 muaji.

“Drejtori Artistik i një Opere është emblema e institucionit tonë sepse punon me orkestrën, që është baza dhe motori i operave, baletit dhe koncerteve simfonike”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH