Aktualitet

Nis Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Nis Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së

Sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër. Në këtë panair do të marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare.

Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama thotë se në këtë panair 50 kompanitë pjesëmarrëse do të diskutojnë mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë.

“Mirëmëngjes, dhe me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH