Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy rast kërkon lirinë nga qelia. Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë :arrest në burg" ndaj tij.
Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.
Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish