Aktualitet

MSH: 6 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
MSH: 6 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën nga koronavirusi 6 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë. Sakaq 2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

"Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra", thuhet në njoftimin e MSH.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi situata në vend vijon të jetë serioze, ndërsa thekson se nuk duhet neglizhuar mbajtja e maskave për të mbrojtur veten dhe familjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH