"Mrekullitë e Shqipërisë" është një dokumentar me dy episode të prodhuar nga gjiganti britanik BBC, dedikuar historisë dhe kulturës së vendit tonë. Episodi i parë transmetohet në datat 21 dhe 22 janar, ndërsa i dyti në datat 28 dhe 29 janar.
Historiania, autorja dhe transmetuesja angleze, e specializuar në historinë klasike, Bettany Hughes udhëton në Shqipërinë malore, për të eksploruar një tokë me qytete kala, vende arkeologjike dhe një histori dhe kulturë të larmishme.
Dokumentari ndalet tek historia e lashtë e qytetit dhe rëndësinë që pati ai për kohë, duke qenë vendi i fushëbetejave të përgjakshme.
“Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”, thotë ajo më tej. Dokumentari vë në dukje se Butrinti është siti i parë arkeologjik shqiptar që mbrohet nga UNESKO.
Në pjesën e dytë BBC ndalet tek alpet shqiptare. “Zyrtarisht ato njihen si alpet shqiptare por vendasit i quajnë Bjeshkët e Namuna”.
Në këto alpe mund të gjesh kulla të shumta si ato të ngujimit ndërtuara në shekullin e 17-të. Kjo ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të ngujoheshin këtu.
Në serinë e ardhshme "Otomanët dhe Komunistët", i cili transmetohet javën e ardhshme, gazetarja viziton qytetin e Gjirokastrës dhe zbulon bunkerin sekret të nëndheshëm dhe vilën e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha./Liberale.al