Aktualitet

Meta: Rama, i vetmi përgjegjës për korrupsionin e përshkallëzuar në vend

Shkruar nga Liberale
Meta: Rama, i vetmi përgjegjës për korrupsionin e

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Laknas. Gjatë fjalës së tij Meta tha se korrupsioni në vend është përshkallëzuar.

Meta gjithashtu komentoi deklaratën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, për të cilën tha se është e qartë se përgjegjësi kryesor i korrupsionit në vend është kryeministri Rama.

“Si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë që me procedura normale do të kërkonin shumë muaj. Vetëm me urdhër të Edi Ramës që të vazhdojë të vjedhë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, por edhe që të fusë bashkëpunëtorët e tij një nga një në burg. Një herë këtë , njëherë Saimir Tahirin vetëm e vetë që të shtyjë ditët e veta”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH