Aktualitet

Masat anti-Covid në Shqipëri mbeten në fuqi edhe për dy javë

Shkruar nga Liberale
Masat anti-Covid në Shqipëri mbeten në fuqi edhe për dy

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat kufizuese në vendin tonë edhe për dy javët e ardhshme. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, theksoi se pavarësisht përmirësimit të lehtë të situatës, për shkak edhe të vaksinimit masat do të vijojnë të qëndrojnë në fuqi. Ajo ngriti shqetësimin për grumbullimet në takimet elektorale.

“Përmirësim i lehtë i situatës, pavarësisht rënies së pozitivitetit të testimit. Masat e propozuara kanë qenë efikase dhe natyrisht ky rezultat vjen si bashkëpunim i qytetarëve. Një nga arritjet e mëdha ka qenë fushata e vaksinimit jo vetëm në drejtim të numrit të vaksinimit, por Shqipëria ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit duke ia kaluar edhe Italisë, Greqisë dhe Serbisë, për shkak të organizimit perfekt. Situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet që masat të mbeten në të njëjtin nivel që kanë qenë nuk ka asnjë ndryshim. Nuk do të lejohet lëvizja nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet pas kësaj ore do të jenë të mbyllura. Fluturimet me Britaninë edhe këto dy javë mbeten të pezulluara. Nuk lejohen grumbullimet mbi 10 veta”, tha Rakacolli.

Nga ana e saj, drejtuesja e Shëndetit Publik, Albana Fico, theksoi se ka ulje të të gjithë indikatorëve të situatës epidemiologjike dhe në javën e fundit ka pasur ulje të vdekjeve nga 70 në 55 këtë javë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH