Letërsi

Arbër Hajdari “përjetëson” Ismail Kadarenë në Fundjavë Ndryshe

Shkruar nga Liberale

Arbër Hajdari “përjetëson” Ismail Kadarenë

Botimi i UET Press/ Pas promovimit të librit “Kadare i oborrit apo i lirisë”, Arbër Hajdari: Muzeu i Fundjavë Ndryshe, nismë që më mbush me krenari

Gazetari dhe publicisti i njohur Bedri Islami solli për lexuesin dhe dashamirësit e letërsisë librin “Kadare i oborrit apo i lirisë”.
Botimi i “UET Press” u promovua në Qendrën e Solidaritetit Fundjavë Ndryshe, në praninë e figurave dhe personaliteteve të shumta ku nderonte me praninë e saj edhe zonja e shkrimtarit të madh, Helena Kadare.
Autori synon të gjejë përgjigjen e pyetjes nëse Kadare i ka shërbyer oborrit të pushtetit të shkuar apo ka qenë një dishepull i lirisë.
Si një kujtim i paçmuar, zonja Kadare vendosi në këndin e personaliteteve në Qendrën e Solidaritetit Fundjavë Ndryshe portretin e njeriut që ishte dashuria dhe frymëzimi i saj.
“Kam kënaqësinë dhe nderin të ve foton e Kadaresë që e solla posaçërisht për ju”, tha zonja Kadare.

Arbër Hajdari, drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” përmes një reagimi në rrjetet sociale pas promovimit të librit nuk e fshehu gëzinin teksa tha sa muzeu është një nismë që më mbush me krenari, pasi aty kanë gjetur vend figurat më të mëdha të kombit tonë.

“Në Qendrën e Solidaritetit të Fundjavë Ndryshe, ku kultura dhe vlerat kombëtare gjejnë gjithmonë vendin e tyre, kemi pasur fatin të mirëpresim me qindra aktivitete promovuese, që kanë bashkuar njerëzit përreth artit, kulturës dhe historisë sonë”.

“Bashkë me autorë, miq dhe dashamirës të letërsisë, promovuam dy vepra të rëndësishme: “Kadare i oborrit apo i lirisë” nga Bedri Islami dhe tregimet e Helena Kadaresë. Ky moment i veçantë u bë edhe më domethënës falë dhuratës së znj. Helena Kadare – portretit të Ismail Kadaresë, i cili tashmë ka zënë vendin e tij në Muzeun e Fundjavës.

“Ky muze është një nismë që më mbush me krenari, pasi aty kanë gjetur vend figurat më të mëdha të kombit tonë, duke u bërë një simbol i respektit dhe mirënjohjes për ata që kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare” - u shpreh Arbër Hajdari, themeluesi dhe drejtuesi i Fundjavë Ndryshe.
Mes figurave dhe personaliteteve të shumtë nderonin me pjesëmarrjen e tyre emra si Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ish Presidenti Bamir Topi, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Telat Xheferri, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ministri Taulant Balla, etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH