Aktualitet

Kontrabandë nargjileje në Tiranë, në kërkim pronari i firmës

Shkruar nga Liberale
Kontrabandë nargjileje në Tiranë, në kërkim pronari i

Arrestohen dy persona në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Nargjile” finalizuar rreth 1 viti me parë, ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve: R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile).

Këta shtetas janë përgjejgës për futjen kontrabandë dhe tregtimin e nargjiles, ambalazhit dhe produkteve me logo të paautorizuara dhe sende të tjera.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.

Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH