Aktualitet

Konflikti me policët në Mamurras, shpallen në kërkim dy persona

Shkruar nga Liberale
Konflikti me policët në Mamurras, shpallen në kërkim dy

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit të ndodhur sot në qendër të Mamurrasit, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një prej personave pjesë e përplasjes.

Mësohet se janë shpallur në kërkim shtetasit Ndue Zefi, 28 vjec dhe Gjon Fufi, 40 vjeç, të cilët nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pas urdhrit. Mësohet se Zefi dhe Fufi janë të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.

Policia e Kurbinit informoi zyrtarisht se rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH