Aktualitet

Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë, Maliqi: Nuk bëhet fjalë për delir, por për gjurmë

Shkruar nga Liberale
Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive të votimit në

Kolegji Zgjedhor nis sot rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit.

Rinumërimi është në vijim të procesit ankimor nga një padi e dorëzuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi.

Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në Bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.

“Sot është seanca e pestë në Kolegjin Zgjedhor i cili vendosi në seancën e kaluar për hapjen e 18 kutive të pambuluara nga kamerat e sigurisë. Para këtyre 18 kutive kishim qenë me 100 vota para fitues. Ne dyshojmë që kanë ndërhyrë në këto kuti. Kërkesa jonë është që pas këtyre 18 kutive do kërkojmë dhe hapjen e 47 kutive të tjera dhe pavlefshmërinë totale për shkak se janë gjetur shumë shkelje. Këtu nuk bëhet fjalë për dëlir, por për gjurmë, prova reale”, deklaroi Maliqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH