Aktualitet

"Këshillë amerikane: Njihni zgjedhjet!", hap Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Këshillë amerikane: Njihni zgjedhjet!", hap Gazetën

Kryedemokrati Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 prillit pa lidhje me demokracinë. Nga selia blu, ai deklaroi se PD nuk dorëzohej dhe se beteja sapo kishte nisur. Deklarata jo krejt e qartë se cilët do të ishin hapat e më pastajmë të demokratëve ndërsa zoti Basha foli për vjedhje industriale votash, nisi të plotësohej pak orë më vonë nga zërat e dy kandidatëve për qarkun e Lezhës.

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj u shprehën se Partia Demokratike, nuk do t’i njihte këto zgjedhje. Ashtu si kryetari, edhe dy kandidatët theksuan se beteja- me në krye Bashën, sapo kishte nisur. Beteja, së cilës i referohej Basha - i cili bashkë me humbjen po përballet me presionin e brendshëm të partisë për dorëheqje- ishte ajo për demokracinë.

Por, ndërsa PD ka kërkuar nga KQZ vënien në dispozicion të materialeve aty ku dyshohet për manipulim të procesit zgjedhor dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR e theksuan në daljen e tyre të parë shqetësimin e shitblerjes së votës, kryeministri e festoi fitoren e socialistëve pasditen e së martës në Sheshin “Skënderbej”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH