Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e 22-vjeçares nga Kenia në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, vajza që njihej me emrin Joy punonte në një kazino, ndërsa nëna e saj po kryen procedurat për transferimin e 22-vjeçares në një spital jashtë vendit për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia reagoi dje për ngjarjen që ka ndodhur gati tre muaj më parë. Sipas policisë, në 14 gusht të këtij viti, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen me incialet J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.
Vajza kishte pësuar lëndime të shumta dhe sipas mjekëve kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.