Aktualitet

Interpretimi i gabuar i vendimit të gjykatës, reagon Partia Demokratike: Vendimi tregoi përfundimisht se kryetar i PD-së është Basha!

Shkruar nga Liberale
Interpretimi i gabuar i vendimit të gjykatës, reagon Partia

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e çështjes për miratimin e Statutit të Kuvendit të 2 Shtatorit është interpretuar si fitore nga “Rithemelimi” ose media të lidhura me të kaluarën e PD-së.

Shefja e zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në emër të subjektit politik që ajo përfaqëson sqaroi tymnajën që ka qarkulluar gjatë orëve të fundit.

“Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapregatitur me qëllim deformimin e të vërtetës.

Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar,” - sqaron zëdhënësja e PD-së.

“Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime.

Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së,” shprehet ndër të tjera, Mirela Karabina.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së

Partisë Demokratike, Mirela Karabina:

Sot në Gjykatën e Tiranë u zhvilluar seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.

Vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra:

Së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe;

Së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.

Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapregatitur me qëllim deformimin e të vërtetës.

Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar.

Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime.

Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së.

Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statute, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues.

Aleanca e kullave po bën gjitçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot.

Ky gjyq, në fakt, i nxori sërisht zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAK-ut

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH