Aktualitet

I dogjën makinën, gjyqtari: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

Shkruar nga Liberale
I dogjën makinën, gjyqtari: Ta harrojnë se mund të më

Gjyqtari Andri Ymeri ka folur për mediat, pas daljes nga Policia, ku dha deklaratë për djegien e makinës së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Ai ka deklaruar se askush nuk mund t'i bëjë presion për punën e tij.

"Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Ato që kam pasur për të thënë i kam thënë", ka thënë Ymeri.

Makina e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri është djegur plotësisht rreth orës 23:20 të mbrëmjes së djeshme. Për pasojë është djegur pjesërisht edhe një automjeti tjetër, tip Volkswagen të parkuar pranë tij, që rezulton në pronësi A.T.

Flaka i është vënë nga dy persona të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH