Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i shkëlqyer i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me Covid-19.
Për ndarjen nga jeta të kolonelit ka reaguar edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Në një postim në Facebook ajo shkruan se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Po ashtu ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili ndër të tjera shkruan: Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh. Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.