Aktualitet

Hapja e shkollave, Vokshi: Ministret krijuan më shumë paqartësi se...

Shkruar nga Liberale
Hapja e shkollave, Vokshi: Ministret krijuan më shumë paqartësi

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi ka kritikuar qeverinë për hapjen e shkollave. Sipas saj qeveria duhet të kishte publikuar planin me strategjinë dhe udhëzimet e detajuara.

Ajo thekson se dy ministret Manastirliu dhe Shahini sot më shumë krijuar paqartësi se sa sqaruan se si do të hapen shkollat.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

“Fillimi i vitit shkollor pa asnjë plan”, Albana Vokshi: Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD.

Dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan.

Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

• Sa të gjata do të jenë orët e mësimit?

• Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne?

• Me sa nxënës do të jetë një klasë?

• Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit?

• Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen?

• Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në cdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?

• Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?

Nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë.

Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH