Aktualitet

Hajdutët futen me forcë në banesën e ish “Miss-Albania”, i vjedhin 400 mijë euro

Shkruar nga Liberale

Agnesa Vuthaj ka rënë pre e grabitësve në shtëpinë e saj, në Çagllavicë të Prishtinës.

Mediat kosovare raportojnë se ish-miss dhe modelja shqiptare ka denoncuar në polici grabitjen e shumës në shtëpinë e saj.

Autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash, mbi 100 mijë euro dhe disa stoli prej ari me vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës,  ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë.

“Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk ishte prezente dhe i kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Prishtinës.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH