Aktualitet

FOTO/ Një tërmet i tretë godet Turqinë, banorët po përballen me temperatura ekstreme, 5 mijë të vdekur deri tani

Shkruar nga Liberale

Një tërmet i tretë goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit, ndërsa numri i të vdekurve po shkon rreth  5000. Britmat e të mbijetuarve që ngrihen nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit që luftuan me të ftohtin ekstrem gjatë natës për të shpëtuar jetë, janë pjesë e një prej tragjedive me të rënda natyrore të dekadës së fundit.

Tërmeti i tretë goditi Turqinë herët në mëngjesin e së martës, pasi dy të tjerë më të fortë shkatërruan disa qytete në veri të vendit dhe disa të tjerë në fqinjin e saj Sirinë një ditë më parë, duke vrarë të paktën 4,800 njerëz dhe duke bllokuar dhjetëra mijëra të tjerë nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Tërmeti me magnitudë 5.8 pati si epiqendër Turqinë qendrore, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan, ndërsa numri i të vdekurve vetëm në Turqi u rrit mbi 3,300.

Një stuhi dimërore me temperatura ekstreme po pengon ekipet e emergjencës për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në qytetin turk të Hatay, i goditur rëndë, ekipet e shpëtimit po sfidojnë borën dhe ngricat, banorët kanë mbetur të goditur rëndë nga traumat që la pas tërmeti, ndërsa dëgjohen ende klithmat dhe britmat e atyre, që kanë mbetur nën rrënojaTë dëshpëruar për t'i arritur në kohë, shpëtimtarët kanë gërmuar me duar të zhveshura.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra kanë mbetur të pastrehë, duke fjetur në makinat e tyre ose duke kërkuar strehim të përkohshëm, pasi nga tërmeti mijëra ndërtesa u shkatërruan në të dy anët e kufirit, çka ka zhytur në mjerim një zonë të tërë të rrënuar më herëtnga lufta, kryengritjet, krizat e refugjatëve dhe kohët e fundit rrezikohet edhe shpërthimi i kolerës.

Shkatërrimi nga tërmetet është shoqëruar me një reagim të gjerë global. Dhjetëra vende nga Ukraina në Zelandën e Re janë zotuar se do të dërgojnë ndihmë. Disa misione ndërkombëtare shpëtimi nxituan në Turqi dhe Siri, pasi të dy vendet kërkuan ndihmë.

Vetëm një përgjigje e gjerë ndërkombëtare do të mund të trajtojë krizën humanitare në rritje. Stuhia dimërore që ka mbuluar rrugët kryesore me akull dhe borë, ka vështirësuar edhe ndihmën. Zyrtarët thanë se tre aeroportet kryesore për shkak të motit janë bërë të pafuqishme, për të pritur mysafirët dhe ndihmat ndërkombëtare.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH