Klima e biznesit në vend ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit. Sipas raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila mat klimën e të bërit biznes, shkaqet lidhen me situatën politike dhe përkeqësimin e konkurrencës në treg.
E pranishme në prezantimin e raportit ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila i kërkoi palëve politike që të mos i hedhin fajin njëra-tjetrës, por të bashkëpunojnë për hir të interesit të shqiptarëve.
“Askush nuk habitet nëse mëson se anketimi tregon rënie në klimën e biznesit. Ka qenë vit i vështirë me dy tërmete dhe me koronavirusin, ka problematika strukturore, por shpresoj që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur këtë çështje”, tha Kim.