Aktualitet

Braçe revoltohet keq me ministren e Bujqësisë: Nuk do të punoj kurrë në atë ministri

Shkruar nga Liberale
Braçe revoltohet keq me ministren e Bujqësisë: Nuk do të

Sanca e sotme është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit Erion Braçe dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Braçe ka vijuar kritikat ndaj qeverisë, për mënyrën sesi po menaxhon problemet e fermerëve, duke u shprehur se bujqësia ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Deputeti i PS i tha Krifcës se ajo lajmëron zhvillime digjitale, por në të vërtetë bujqësia ndodhet në kushte primitive.

"Ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri, punoj në Parlament. Unë që të jeni e qetë, nuk do punoj asnjëherë në atë ministri. Patjetër që ndërtimi i rrjetit të grumbulluesve është një e mirë, por duhet të ishte e mirë publike dhe jo e drejtë private. Çmimi i shalqirit sot është më pak se një vit më parë. Bujqit i shihni në një varësi deri diku shkon në skllavëri. Karteli i grumbulluesve po i bën gjëmën bujqve. Tani duhet të rishikojmë kontratat me ta. Megjithë përmirësimet digjitale që lajmëruat këtu, jemi në kushte primitive. Nuk shitet shalqiri me telefon. Mos i bëni këto me mesazhe, se ato vijnë te unë", u shpreh Braçe.

Ministrja iu kundërpërgjigj se kontratat e bujqrëve janë promovuar e mbështetur prej tij kur ka qenë zv/kryeministër, teksa u shpreh e hapur për bashkëpunim.

"Kontratat që shikoni si deputet mund ti sillnit në zyrën time dhe t’i hulumtonim së bashku. Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, tregtar dhe fermer e cila është një marrëdhënie e shenjtë, ju keni qenë zv.kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë, nuk mund ti shkojmë dot kundër sot. Kjo marrëdhënie patjetër ka nevojë për më shumë transparencë. Ministria ka në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë. Mund të punojmë bashkërisht që ta përmirësojmë këtë politikë, por nuk mund ti shkojmë kundër", tha Krifca.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH