Kosova

Sot PËRPJEKJA e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shkruar nga Liberale

Sot PËRPJEKJA e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të

Ditën e sotme mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri në përpjekjen e radhës për të finalizuar konstituimin e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit si fituese e zgjedhjeve ka dështuar për gjashtë herë radhazi që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si pasuese të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit.

Në seancën e fundit, duke parë disa dështime radhazi, partia e Kurtit përmes Avni Deharit si kryesues i seancës, kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit, por pa sukses.

Sipas tyre, nëse votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetët s’do të kenë presion dhe do të votojnë më lirshëm.

Votimin e fshehtë edhe në seancën që do të mbahet sot në orën 10:00 e ka paralajmëruar edhe deputeti Hekuran Murati, i cili përmes një reagimi në orët e vona të së premtes i kërkonte opozitës që ta përkrahin kandidaturën e Haxhiut për kryeparlamentare dhe sugjeronte mënyrën e fshehtë të votimit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH