Kosova

Vazhdon NGËRÇI politik/ Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Shkruar nga Liberale

Vazhdon NGËRÇI politik/ Dështon për herë të

Kuvendi i Kosovës dështoi sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 25-të. Kjo ndodhi sepse nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të formuar Komisionin që do të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin prezent në sallë, vetëm 51 votuan pro, një votë ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri thirrje partive PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozonin kandidatët e tyre për anëtarët e komisionit, por këto subjekte politike nuk e bënë këtë dhe nuk morën pjesë në votim.

Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit dhe do të vazhdojë më 4 qershor 2025, në orën 10:30.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH