Kosova

Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, zbulohet çfarë ka ndodhur

Shkruar nga Liberale

Gjendet i pajetë një person në Prishtinë, zbulohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar rreth orës 07:15 dhe është trajtuar nga autoritetet kompetente si një “hetim mbi vdekjen”.

Policia ka bërë me dije se viktima është një mashkull me shtetësi kosovare, i cili është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se personi nuk shfaqte shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH