Kosova

Besa Shahini shpall kandidaturën për Kryetare të Prishtinës

Shkruar nga Liberale

Besa Shahini shpall kandidaturën për Kryetare të Prishtinës

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka shpallur kandidaturën për Kryetare të Bashkisë së Prishtinës.

Përmes një video në Facebook, Shahini thotë se Prishtinës i duhet ndryshim radikal.

“Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra, kryesisht i papastër dhe jo shumë cilësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, tha Shahini.

Ajo u shpreh se para katër vjetësh u kthye për të jetuar në Prishtinë nga Tirana, por qyteti “ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, mediat në Kosovë shkruajnë se Presidentja Vjosa Osmani ka planifikuar të mbajë një takim të rëndësishëm politik me qëllim përcaktimin e datës.

Besa Shahini ka qenë pjesë e qeverisë “Rama 2”. Ajo mori detyrën si ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në vitin 2019.

Këtë post ajo e mbajti për më shumë se një vit, ndërsa u pasua nga Evis Kushi. Shahini, pas kthimit në Kosovë, është angazhuar në aktivitete të shoqërisë civile.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH