Kosova

Operacioni “Qielli i Thyer” në Kosovë, 22 të arrestuar dhe sekuestrime të mëdha

Shkruar nga Liberale.al

Operacioni “Qielli i Thyer” në Kosovë, 22 të

Një operacion i gjerë antidrogë, i koduar “Qielli i Thyer”, është zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, duke çuar në arrestimin e 22 personave pas kontrollit në 47 lokacione në mbarë vendin.

Njëri nga të arrestuarit është Shemsi Bahtiri, nga Prishtina, i cili ishte në hetim për disa vepra penale, përfshirë:
– Organizim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal,
– Trafikim me narkotikë,
– Shpëlarje parash.

Hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal është kryer përmes aplikacionit të koduar SkyECC, i përdorur shpesh nga rrjetet ndërkombëtare të krimit.

Çfarë u sekuestrua?
– Sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike,
– 129 vetura,
– 134.900 € cash,
– 20.040 franga zvicerane,
– 13.000 € të falsifikuara,
– 36 armë zjarri, municion,
– 9 orë luksi,
– Llogari bankare të ngrira me 500 mijë €,
– Pajisje teknologjike dhe dokumente të ndryshme.

Gjithashtu, janë vendosur masa ndalimi për pasuritë e paluajtshme të personave të përfshirë.

Operacioni u mbështet nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it, ndërsa u udhëhoq nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili ishte i pranishëm gjatë kontrolleve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH