Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë. Të paktën deri më tani janë numëruar 90.09% e votave atje.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje kryeson 41.00%, ose 311,872 vota, duke pësuar një rënie nga mbrëmë.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.35% apo 170,015vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58% ose 133,676vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar të 7.56% votave, ose 57,535vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.98% apo 30,273 vota.
Koalicioni për Familje ka siguruar 2.30%, ose 17,500 vota.