Aktualitet

Zjarret në Darëzezë dhe Zhupan: Forcat në terren luftojnë me flakët, kërkohet ndihmë nga ajri

Shkruar nga Liberale.al

Zjarret në Darëzezë dhe Zhupan: Forcat në terren

Zjarri që përfshiu masivin pyjor të Darëzezës në Fier është rikthyer sërish pas shuarjes së përkohshme që u bë në mëngjesin e sotëm. Në mesditë, vatrat u riaktivizuan dhe u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke krijuar shqetësim serioz për banorët dhe mjedisin.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit, punonjës të pyjores si edhe banorë të zonës. Por ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të terrenit ranor, i cili nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse. Për pasojë, efektivët po përdorin mjete të improvizuara për të kontrolluar flakët.

Bashkia Fier ka vënë në dispozicion një traktor me zinxhir për të hapur korridore mbrojtëse dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur edhe në kodrat e Zhupanit, ku situata paraqitet e ngjashme: ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e kufizuar.

Burime nga prefektura Fier bëjnë me dije se është bërë kërkesë zyrtare për ndërhyrje nga ajri, për të përballuar situatën që po përkeqësohet.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH