Nur Al Khazal, banorja e njohur nga “Ferma VIP 2”, kishte shkuar për disa ditë pushimi në Dubai për t’u çlodhur dhe për të kaluar kohë me shoqen e saj të ngushtë. Por, për fat të keq, pushimet u kthyen në një përvojë të pakëndshme.
Sipas burimeve nga “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, gjë që i ka shkaktuar probleme serioze. Ajo është shtruar në spital dhe i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni të dytë në hundë, pasi më parë kishte bërë një ndërhyrje estetike në atë zonë.
Aktualisht, Nur ndodhet ende në spital në Dubai, nën përkujdesjen e mjekëve. Ajo pritet të qëndrojë atje edhe për disa ditë, derisa të marrë veten plotësisht.