Aktualitet

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, policia në terren për të menaxhuar situatën

Shkruar nga Liberale
Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, policia në terren për

Radhë të gjata trafiku janë krijuar në rrugën nacionale që lidh Tiranën me Elbasanin.

Mësohet se fluksi i makinave ka nisur që mëngjesin e kësaj të premteje dhe vijon ende të ketë dyndje të madhe.

Shkak është bërë festa e ndërrimit të viteve, ku shumë qytetarë shkojnë në banesat e tyre për të festuar, por edhe rregullimet që po kryhen përgjatë segmentit nacional Tiranë-Elbasan.

Policia ndërkohë ndodhet në terren dhe po kujdeset për të normalizuar këtë situatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH