Aktualitet

Basha: Sipas një epidemiolog kemi 2500 raste ditore nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Basha: Sipas një epidemiolog kemi 2500 raste ditore nga Covid-19

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se numri real i të infektuarve nga COVID-19 është shumë herë më i lartë se ai që raportohet.

Basha citon një ekspert epidemiolog sipas të cilit në Shqipëri ekziston mundësia se mund të ketë 2500 raste ditore nga COVID-19, por për shkak të testimeve dhe transparencës nuk raportohen.

"Gjatë mbrëmjes së kaluar ekipi i shëndetësisë në PD ka marrë një seri raportimesh nga territori i vendit, ku sipas përllogaritjeve të bazuara në denoncimet e qytetarëve që raportojnë simptoma vetë apo familjarët, dhe nuk testohet, nuk iu bëhet tamponi prej ditësh ka arritur në shifra disa herë më të larta se infektimet.

Vetëm ditën e djeshme, mjekë specialistë, infektologë të vendit dhe ekspertë shqiptarë kanë ngritur alarmin se numri real i infektimeve është shumë më i lartë.

Sipas të paktën njërit prej ekspertëve të njohur epidemiolog, bëhet fjalë për 2500 infeksione në ditë. Nuk kemi mjetet e nevojshme për infektimet reale. Ajo që çfarë dinë shqiptarët është se raportimet tregojnë shifra të ulëta, po ashtu dhe fatalitetet.

Me këtë kryeministër dhe qeveri transparenca është kthyer në propagandë, shfaqje, justifikime për mosmarrjen e masave. Kjo nuk e fsheh përhapjen e virusit, apo për përballjen e familjarëve për t’u përballur me faturën financiare, apo paaftësinë e sistemit shëndetësor. Përballja me të infektuarit, dhe të sëmurët e tjerë që po kthehen.

Vetëm në Mat u mbyllën disa pavione në spital për shkak të infektimit të mjekëve. Ndonjëri karantinohet, ndonjëri trajtohet, ndonjë tjetër ka dhe nevojë për trajtim shtesë, por dhjetëra qytetarë mbeten pa shërbim. është kthyer në problem kronik gjendja e spitaleve.

Kolaps i sistemit dhe pasojat që ka për qytetarët është emergjenca më akute që kanë shqiptarët. E papërgjegjshme në rastin e qeverisë kriminale.”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH