Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, se është miratuar eurobondi i qeverisë për marrjen e borxhit dhe i ëshë dhënë bedim qeverisë shqiptare.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Shqipëria ëshë zhytur në borxhe dhe se Rama iu shtoi shqiptarëve një barrë të re. Sipas tij, Rama duhet larguar, në mënyrë që Shqipëria të zhvillohet dhe ecë përpara.
Postimi i plotë
Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!
Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.