Aktualitet

Basha: Plani ynë i punës konkret, fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Basha: Plani ynë i punës konkret, fiton Shqipëria, fitojnë

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se plani i PD për ekonominë është një plan pune konkret që do të rrisë mirëqenien për shqiptarët. Ai tha se Rama e di dhe vetë se më 25 prill është i ikur.

“Nuk ka premtime PD, nuk ka premtime Lulzim Basha, ka një plan pune konkret. Kemi dy vite që i studiojmë me ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët perëndimorë. Është një plan konkret pune që do ulë taksat, do rrisë mirëqenien. Do të ulë koston e jetës për shqiptarët. Këto janë prioritetet e jetës së shqiptarëve jo gërr-vërr-et e një njeriu që e di dhe vetë se më 25 prill është i ikur. Me këtë plan fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët. Më 25 prill ky plan do të vihet në punë dhe do të prodhojë mirëqenie për shqiptarët”, deklaroi Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH