
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria është përfituesja më e madhe e mini-Shengenit Ballkanik.
"Kemi vende anëtare të BE që ende nuk janë pjesë e Shengenit. Nuk ka proces të integrimit pa heqje kufijsh dhe një lloj integrimi që të na sjellë fluks më të madh të lëvizjes së lirë. Rruga për në BE është një rrugë e shkelur, duhet të ndjekim atë rrugë që kanë ndjekur vendet e tjera. Të mos harrojmë se bregdetin më të bukur nga vendet e Ballkanit Perëndimor e ka Shqipëria, ndaj do të përfitojmë më shumë ekonomikisht”, tha Balla.