Aktualitet

Arrestohet drejtori i bankës, vodhi para nga llogaria e një klienti

Shkruar nga Liberale
Arrestohet drejtori i bankës, vodhi para nga llogaria e një klienti

Operacioni “Bankieri” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Shtetasi i identifikuar si Florant Nako, drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH