Aktualitet

Arrestohen në Rinas dy të rinj me pasaporta false

Shkruar nga Liberale
Arrestohen në Rinas dy të rinj me pasaporta false

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi tentuan të kalojnë nga Rinasi me pasaporta false. Policia njofton se ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili udhëtonte me një pasaportë italiane të falsifikuar dhe një 26-vjeçar me pasaportë siriane, po të falsifikuar me të cilën synonte të udhëtonte drejt Gjermanisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e rasteve të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, shtetasit I. K., 21 vjeç, mbajtës i pasaportës italiane, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas. Pas verifikimit në laborator, pasaporta italiane dhe karta e identitetit italiane rezultuan të falsifikuara.

Ndërsa A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane, i cili ka paraqitur pasaportën siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë. Nisur nga dyshimet në shkrimin e vizës dhe elementet e sigurisë së vizës gjermane, janë krijuar dyshime se viza mund të ishte e falsifikuar. Pas kontrollit të detajuar rezultoi se viza ishte e falsifikuar”, thuhet në njoftim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH