Aktualitet

Arrestimet për tërmetin në Durrës, gazetarja zbulon të tjerë emra

Shkruar nga Liberale
Arrestimet për tërmetin në Durrës, gazetarja zbulon të

Në një lidhje telefonike me News 24, gazetarja Klodiana Lala dha disa detaje të tjera lidhur me arrestimet në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe shembjeve të disa banesave.

"Janë lëshuar 18 urdhër-ndalime, mes tyre dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë", u shpreh Lala.

Kujtojmë se Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, ndërkohë që Arben Isaku, ish drejtori i legalizimeve, tashmë është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.

Ndërkohë të ndaluar janë dhe drejtori i Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtori Kujtim Hasa, si dhe Aldo Dakovelli e Artemis Malko. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH