Policia ka arrestuar kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Të shoqëruar në komisariat së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.
Arrestimi është bërë në kushtet rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij.
Beleri dhe 3 të tjerët është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës.